Mosha për të mbetet numër, Ibrahimovic me super-gol i siguron fitore Milanit

Mosha për të mbetet numër, Ibrahimovic me super-gol i siguron fitore Milanit

Milani ka shënuar një fitore të madhe në udhëtim kundër Udineses.

Mrekullia e këtij takimi ishte goli fantastik i sulmuesit suedez, Ziaten Ibrahimovic.

Rosonerët dolën të parët në epërsi nëpërmjet Franck Kessie në minutën e 18.

Por, në pjesën e dytë, Rodrigo De Paul barazoi shifat në këtë ndeshje.

Për t’ja siguruar tri pikë të mëdha Milanit, në skenë u paraqitë Ibrahimovic përmes një super-goli në minutën e 83.

Me këtë fitore Milani vazhdon ta mbajë pozitën e parë me 16 pikë pas gjashtë ndeshjeve. /Insajderi.com