Moska ‘pushtohet’ nga protestat masive

Moska ‘pushtohet’ nga protestat masive

 

Mijëra punëtorë u mblodhën dje në sheshet qendrore në Moskë dhe Kiev duke kërkuar më shumë të drejta të punëtorëve dhe kushte më të mira pune.

Në mbarë botën 1 maji shënon Ditën Ndërkombëtare e Punëtorëve si njëfarë përkujtimi i demonstratave të mëdha të punës të mbajtura në Çikago në vitin 1886.

Demonstratat u organizuan për shkak të mospërmbushjes së kërkesave të punëtorëve për përmirësimin e kushteve të punës.

Kjo ditë në kuptim të gjerë ka rëndësi shumë të madhe për lëvizjen punëtore dhe është edhe Dita Botërore e Solidaritetit të Punëtorëve, njofton AA.

Si edhe pjesa tjetër e botës, mijëra punëtorë u mblodhën sot në Sheshin kryesor të Kuq të Moskës para Kremlinit. Situatë e ngjashme edhe në Ukrainën fqinjë ku manifestimi qendror me rastin e 1 Majit u organizua në qendër të Kievit./Insajderi.com