Dy motra albine kanë shkaktuar një trazirë në vendin e tyre në Kazakistanit duke shtruar pyetje se kush ishte babai i tyre i vërtetë, shkruan Daily Mail, transmeton Insajderi.
Asel dhe Kamila Kalaganova kanë 12 vjet diferencë në moshë dhe tani janë në kërkese të madhe si modele në vendin e tyre.
Kamila sot është dy vjeçare dhe motra e saj e madhe është 14 vjeçare, por vëllai i tyre Aldiyar, 8 vjeçar, nuk është albin.
“Njerëzit befasohen kur na shohin”, th vajza e madhe, Asel.
Edhe nëna e vajzave u befaua kur Asel erdhi në jetë, dhe doktorët fillimisht për pak se nuk bënë skandal me dyshimet se babai i vajzës është një rus.
Mirëpo u qartësua më pas se vajza Asel, është albine. U kuptua që gjenet për albinizëm rridhnin nga ana e familjes së nënës.
Vëllai i vajzave Aldiyar që është 8 vjecar në fakt i ngjan shumë babait, ka lëkurë dhe flokë të errët. /Insajderi.com