Mourinho, 340 milionë për blerje të reja

Mourinho, 340 milionë për blerje të reja

José Mourinho ka thënë se, tashmë, pas fitores së “Europa League” dhe, rrjedhimisht, kualifikimit në Ligën e Kampionëve për sezonin e ardhshëm, Manchester United duhet të forcohet.

Kjo duhet bërë deomos, që të konkurrohet me klubet e mëdha sezonin e ardhshëm, në kthimin e “Djajve të kuq” në garën kryesore kontinentale për klubet.

Krerët e Manchester United janë jo vetëm të detyruar, por edhe të gatshëm për të “zgjidhur çesen” dhe investuar miliona të tëra në blerje te reja. Sipas “Daily Mail”, janë rreth 340 milionë euro në dispozicion të Jose Mourinho, për t’i shpenzuar në funksion të lojtarëve të ri në merkaton e kësaj vere.

“Ed Woodward e ka listën time”, – ka thënë Mourinho të mërkurën, pasi mundi 2-0 Ajax-in në finalen e Stokholmit.

Në atë listën e lojtarëve, që tashmë është në posedim të zëvendëspresidentit, prioritet është Antoine Griezmann. Sulmuesi i Atletico Madridit ka klauzolë blerjeje 100 milionë euro, ndërkohë që Michael Keane, qendërmbrojtësi i Burnley, ka debutuar tashmë me Anglinë, ndaj vlerësohet me rreth 35 milionë euro.

Mourinho dëshiron të bëjë tri, ose katër përforcime të nivelit të parë në mbrojtje dhe sulm, sepse, sipas mendimit të tij, janë repartet ku duhet ndërhyrë, shkruan Telesport.al.

Vetëm në këtë mënyrë mund të konkurrohet për të fituar Premier League, pas përfundimit të këtij sezoni në vendin e gjashtë, me 24 pikë prapa kampionëve të Chelsea, apo për të qenë kandidat kompetitiv në Ligën e Kampionëve. Por, trajneri portugez nuk do të jetë i kënaqur vetëm me Griezmann dhe Keane. Për mbrojtjen lakmon edhe suedezin Victor Lindelöf, 22 vjeç, aktualisht lojtar i Benfica.

Për sulmin pëlqehet shumë edhe Andrea Belotti, autor i 25 golave në ​​këtë sezon me Torino, në Seria A, si dhe Romelu Lukaku, i cili shënoi të njëjtin numër golash në Premier League me Everton. Të dy, gjithashtu, mund t’i kushtojnë Manchester United nga 100 milionë euro secili./Insajderi.com