Trajneri i Manchester United, Jose Mourinho, ka thënë se kapiteni Wayne Rooney ka probleme muskulore dhe se do të mungojë në vikend kundër Middlesbrough.
Rooney u lëndua në stërvitjen e djeshme dhe nuk ishte i ftuar për ndeshjen kundër Sunderland, ku “Djajtë e Kuq” fituan 3:1.
“Nuk mendoj se Rooney do të jetë gati për ndeshjen kundër Middlesbrough. Ai ka probleme muskulore. Shpresoj që të jetë gati, por nuk mendoj kështu. Por, s’ka rëndësi pasi ai pritet të jetë gati javën e ardhshme”, tha Mourinho.