Mourinho e dëshiron yllin e Real Madridit

Mourinho e dëshiron yllin e Real Madridit

Jose Mourinho ka nisur përpjekjet për transferimin e Alvaro Moratas në Manchester Untied

Alvaro Morata pritet të largohet nga Real Madridi në fund të sezonit kështu të pakten shkruan gazeta spanjolle, El Larguero.

Për sulmuesin interesim kanë shprehur shumë skuadra të mëdha evropiane. Oferta e fundit ka ardhur nga Jose Mourinho.

Strategu Portugez thuhet se e ka telefonuar sulmuesin spanjoll për ta bindur që gjatë verës të transferohet në Old Trafford.

Morata gjatë këtij sezoni ka pasur minutazh të vogël nga Zinedine ZIdane i cili ka preferuar më shumë Karim Benzeman i cili nuk ka qenë në formë edhe aq të mirë.

Pavarsishtë minutazhës së kufizuar të Moratës, ai është golashënuesi i dytë më i mirë në ligë për Real Madridin duke shënuar plotë 12 gola dhe dy asiste./Insajderi.com