Mourinho e do Ronaldon te Roma

Mourinho e do Ronaldon te Roma

Trajneri i Romës, Jose Mourinho, ka telefonuar yllin e Juventuesit,Cristiano Ronaldo, për një transferim të mundshëm te klubi i kryeqytetit italian, njofton Insajderi.

Portugezi “ka përfituar” nga rikthimi i Allegrit te “Zonja e Vjetër”, pasi ky vendim i klubit nuk i ka pëlqyer aspak CR7, raportojnë mediat ndërkombëtare.

Kontrata e portugezit me bianconerët përfundon në qershor të vitit 2022, por sipas raportimeve të fundit të mediave italiane ai mund të largohet gjatë ketij afati kalimtar.

36 vjeçari përfundoi sezonin me 29 gola, dhe ka arritur shifrën e 101 golave në 133 ndeshje për skuadrën që e ka fituar 36 herë Serie A. /insajderi.com