Mourinho fajëson sërish gjyqtarin për humbjen e United

Menaxheri i Manchester United, Jose Mourinho ka thënë se fajtor për disfatën e tyre ishte gjyqtari i takimit, kurse nuk ka lënë pa përmendur se edhe fati nuk ishte në anën e tyre.

Mourinho fajëson sërish gjyqtarin për humbjen e United

“Në pjesën e parë rreth 25-30 minutave ne nuk luajtëm mirë, por që kjo është diçka që mund të kontrollohet. Mund të punojmë dhe të përmirësohemi”, tha Mourinho.

Ai tha se gjyqtari nuk është në kontrollin e tij, pasi sipas tij aty qëndron problemi, raporton Gazeta Online Insajderi.

“Më pas gjyqtari dhe lojtari i fundit nuk janë nën kontrollin tim. Nuk mund të bëjë diçka që ta rregullojë këtë.”

“Në pjesën e dytë ishim më të mirë. Arritëm të barazojmë dhe pas saj sikur u kompletuam. Gomes bëri një pritje fenomenale, kurse edhe momentet e fatit, s’mund t’i kontrollojmë”, ka thënë Mourinho pas ndeshjes. /Insajderi.com