‘talkSPORT’ për atë që i ndodhi Christi" />

Mourinho flet për incidentin tragjik të danezit: Kam qarë dhe jam lutur për Eriksen

Mourinho flet për incidentin tragjik të danezit: Kam qarë dhe jam lutur për Eriksen

Trajneri portugez, Jose Mourinho ka folur për ‘talkSPORT’ për atë që i ndodhi Christian Eriksen gjatë duelit mes Danimarkës dhe Finlandës, transmeton Insajderi.

Tekniku portugez e kishte nën urdhrat e tij mesfushorin te Tottenham dhe thekson se “Zoti ka qenë duke e parë ndeshjen”, pasi që lojtari danez është gjallë.

“Nuk mund të ndaloj së menduari për atë që ndodhi dje. Mendoj se është një ditë për të festuar, jo për të qenë i trishtuar. Edhe unë gjithashtu besoj se Zoti po shikonte futboll në atë moment. Të gjitha së bashku bënë që Christian të qëndronte me ne, me familjen, të ishte gjallë”, ka thënë Mourinho.

Ai me tej,  tha se është lutur dhe ka qarë për Eriksen edhe mendon që një gjë të tillë e kanë bërë të gjithë bota, pasi që sipas tij, futbolli i bashkon njerëzit.

“U luta dje, kam qarë, por sa miliona njerëz anembanë botës e kanë bërë diçka të tillë. Besoj se shumë, pasi futbolli i bën njerëzit bashkë.  Dje, për arsye të gabuara futbolli i bashkoi njerëzit dhe në fund të gjithë mund të festojmë që Christian është gjallë”, ka deklaruar ai.

Kujtojmë se Danimarka e vazhdoi takimin nga ora 20:30 ndaj Finlandës, duke pësuar humbje 1-0./Insajderi.com