Mourinho flet për ndeshjen e parë në Serie A pas 11 viteve

Mourinho flet për ndeshjen e parë në Serie A pas 11 viteve

Trajneri portugez, Jose Mourinho, ka folur pas fitores së parë të arritur në krye të Romës.

Romakët e mposhten skuadrën e Fiorentinës me rezultat 3 m 1 në Olimpico.

Për këtë, Mourinho theksoi se “tifozët e Romës ishin të mrekullueshëm”

“Pasioni i tyre është i pabesueshëm dhe këtë e vërejta kur isha trajner i Interit. Ata po ma bëjnë shumë të vështirë të komunikojë me futbollistët në fushë për shkak se brohorasin shumë. Ky është një problem për mua, por më pëlqen”, tha Mourinho.

Ai ka folur edhe për ndeshjen e parë të Romës në Serie A.

“Ishte një ndeshje e bukur ndaj një kundërshtari që luan futboll të mirë dhe që ka një trajner shumë të mirë. Ne luajtëm më mirë kur ishim të barabartë në fushë, se kur kishim një lojtar më shumë. Mendoj që e merituam fitoren dhe më gëzon mënyra se si skuadra luajti e bashkuar”, ka deklaruar “Special One”.

Mourinho erdhi te Roma këtë edicion dhe ka premtuar një “projekt ambicioz”. /Insajderi.com