Mourinho ia ka vënë syrin lojtarit të Realit

Mourinho ia ka vënë syrin lojtarit të Realit

Jose Mourinho dëshiron që ta sjellë nga Real Madrid në Tottenham mbrojtësin Eder Militao, shkruan Mundo Deportivo, njofton Insajderi.

Bosi i Spursave, do ta përforcojë mbrojtjen duke nënshkruar me 22 vjeçarin.

Çmimi i caktuar për të nga Real Madrid është 25 milionë funte.

Madrid kanë thënë se janë të gatshëm ta shesin, por edhe vetë braziliani dëshiron largimin meqë ka pasur vetëm dy paraqitje në La Liga këtë sezon./Insajderi.com