Mourinho ka marrë këtë vendim befasues para përballjes me Bayernin

Mourinho ka marrë këtë vendim befasues para përballjes me Bayernin

Jose Mourinho ua ka ndaluar futbollistëve të Tottenhamit të shikojnë paraqitjen e tyre turpëruese, në disfatën 7-2 nga Bayern Munichu në Champions League, më herët këtë sezon.

Spurs luajnë në udhëtim në Gjermani në përballjen e fundit për fazën e grupeve, të mërkurën mbrëma, duke shpresuar që të shmangin gjithçka që ka të bëjë me ndonjë episod të ngjashëm.

Të dy skuadrat tashmë janë kualifikuar në fazën e eleminimit direkt dhe absolutisht nuk ka asgjë për t’u rrezikuar në Mynih – nikoqirët e kanë siguruar vendin e parë, derisa vizitorët e cementuar pozitën e dytë.

Para ndeshjes, Mourinho ia ka ndaluar skuadrës që të shikojë ose analizojë përballjen e parë, pasi mendon se mund të shkaktojë shqetësime.

“Ndaloj çdo pamje të humbjes 7-2,” tha trajneri në konferencë për shtyp para ndeshjes.

“E kam shikuar disa herë: unë, stafi im dhe analistët u munduam të shikojmë çdo aspekt të ndeshjes, por jo edhe për djelmoshat”, tha Mourinho.

Bayern – Tottenham zhvillohet në “Allianz Arena” me fillim nga ora 21:00.