Manchester Unitedi është i vendosur që të mos heqë dorë nga sulmuesi i Atletico Madridit, Antonie Griezmann.
Sipas mediave britanike, Jose Mourinho vitin e ardhshëm do ta ketë prioritet kryesor francezin.
Siç shkruajnë mediat në ishull, tekniku portugez që tani është duke bërë planin që në vitin 2017 ta ketë në skuadër Grezmannin.
Ai konsiderohet si një zëvendësim potencial i kapitenit Wayne Rooney, i cili verën që vjen mund t’i thotë lamtumirë klubit nga Old Traffordi.
Griezmann gjatë kësaj verë ishte i lidhur me një kalim te Chelsea, por lojtari preferoi nënshkrimin e kontratës së re me Atleticon. /Insajderi.com