
Granit Xhaka pritet të largohet nga Arsenali gjatë këtij afati kalimtar, njofton Insajderi.
Interesim për mesfushori shqiptar ka shprehur Roma, derisa 28 vjeçari shihet të jetë pjesë e planeve të Jose Mourinhos.
Në garë për të fituar shërbimet e Xhakës janë edhe shumë skuadra nga Bundesliga, thekson gazetari Fabrizio Romano.
Xhaka është pjesë e Arsenalit që nga viti 2016, ku u transferua nga Borussia Monchengladbach për shumën e 45 milionë eurove. /Insajderi.com