Mourinho me ironi kritikon ndeshjet miqësore të kombëtarëve

Mourinho me ironi kritikon ndeshjet miqësore të kombëtarëve

Jose Mourinho ka shprehur kritika për ndeshjet miqësore të kombëtarëve, njofton Insajderi.

Ai edhe në të kaluarën ka qenë kundër ngarkimit të kalendarit të ndeshjeve.

Madje ai shtoi se stërvitjen e fundit me Tottenhamin e zhvilloi me gjashtë lojtarë.

Portugezi aludoi po ashtu edhe tek rreziku i pandemisë në një status ironik në Instagram.

“Javë e mrekullueshme e futbollit. Emocione të mëdha në ndeshjet e ekipit kombëtar, miqësore madhështore dhe siguri totale. Rezultatet e testeve të Covid-19 pas ndeshjeve të luajtura. Pas një seance tjetër stërvitore me vetëm 6 lojtarë, tani është koha të kujdesem për veten time”, shkroi Mourinho. /Insajderi.com