Mourinho: Merituam fitore kundër Liverpoolit

Mourinho: Merituam fitore kundër Liverpoolit

Trajneri i Tottenhamit, Jose Mourinho, ka deklaruar pas ndeshjes kundër Liverpoolit se ekipi që ai drejton e meritoi fitoren.

“Ne e merituam të fitonim. Më duhet të jem i zhgënjyer. Natyrisht se ata e mbajtën topin më shumë por kur ne e kishim atë, e dinim sesi t’i lëndonim por duhej ta shënonim golin e dytë, tretë”, tha Mourinho”.

Liverpooli arriti ta fitojë super-ndeshjen kundër Tottenhamit me një gol në minutën e 90’t nga Roberto Firmino.

Kështu skuadra e Jurge Klopp tani pozicionohet e para në tabelë, tre pikë më shumë sesa Tottenhami.

“Në ndeshje si këto kur nuk i ke 10 shanse, por vetëm tri apo katra, duhet të shënosh për ta mbyllur ndeshjen. Barazimi mbase do të kishte qenë rezultat i drejtë, por humbja ishte vërtet, vërtet e padrejtë, por ky është futbolli”, përfundoi portugezi. /Insajderi.com