Mourinho: Në United ka lojtarë që gjatë tërë karrierës do të jenë fëmijë

Mourinho: Në United ka lojtarë që gjatë tërë karrierës do të jenë fëmijë

Jose Mourinho nuk ka qenë aspak i lumtur me barazim 2:2 me Leicester City, ku në fund të ndeshjes ka fyer lojtarët e tij

Trajneri i Manchester Cityt, Jose Mourinho insiston se disa nga lojtarët e tij janë ende fëmijë dhe kështu do të jenë deri në fund të karrierës.

Ai insiston se barazimi 2:2 me Leicester erdhi si pasojë e mos konkretizimit të rasteve dhe shakave gjatë ndeshjes.

“Ne nuk kemi fituar sepse kemi humbur shumë raste të pabesueshme. Bëmë shumë gabime në mbrojtje. Në mes pjesëve fola me lojtarët dhe u thash se ishte ndeshje e lehtë për t’u fituar”, tha fillimisht Mourinho.

“Disa lojtarë marrin vendime si fëmijë dhe me kalimin e kohës do të marrin vendime më të mira. Por, ka lojtarë të tjerë që gjithmonë do të marrin vendime të njëjta, deri në fund të karrierës së tyre”.

Besohet se këto fjalë Mourinho i tha për Marcus rashford dhe Lingard, të cilët humben disa raste të mira shënimi.