Mourinho tregon kush është më meritori për përmbysjen e jashtëzakonshme të Liverpoolit

Mourinho tregon kush është më meritori për përmbysjen e jashtëzakonshme të Liverpoolit

Jose Mourinho i ka dhënë meritat Jurgen Kloppit për fitoren e mbrëmshme ndaj Barcelonës.

Mourinho ka komentuar fitoren spektakolare të Liverpoolit ndaj Barcelonës, në rolin e analistit në BeIN Sport.

Në studion televizive pas ndeshjes, portugezi tha se merita e jashtëzakonshme shkon për trajnerin gjerman Jurgen Klopp për të cilin nuk kurseu elozhet.

“Kjo remontada ka emrin Jurgen”, tha portugezi.

“Kjo është meritë e Klopp. Ky është një reflektim i personalitetit të tij, mos heq dorë, shpirti i tij luftarak”.

“Gjithçka që mendoj sot është mentaliteti i Jurgenit”, përfundoi ‘Special One’.