Ishte një ndeshje e gjykuar mirë nga uruguaiani Ostojich, edhe pse pati dy momente kyç, njofton Insajderi.
Rasti i parë ishte ai i minutës së 18-të kur Kimich dërgoi topin në rrjetë pas një gjuajtje të fortë. Por, Lewandowski, i ndodhur në pozicion jashtë loje, pengon portierin duke lëvizur dhe në këtë mënyrë bëhet aktiv. Vendim i drejtë për të anuluar golin.
Rasti tjetër ishte ai i golit të shënuar nga Pavard. Lewandowski, i cili dyluftoi me portierin, u ndëshkua me pozicion jashtë loje. Por, me pamjet filmike, polaku mbahej në lojë nga këmba e mbrojtësit të majtë të Tigres dhe VAR me të drejtë nuk e konsideron atë pozicion jashtë loje.
Megjithatë, numri 9 i Bayern-it, ashtu siç shihet edhe në foto, ka prekur topin me dorë para se Pavard ta dërgonte në rrjetë. VAR duhet të anulonte golin pasi, sipas rregullores së re, nëse sulmuesi prek topin me dorë në çdo lloj pozicioni, atëherë duhet dhënë faull. /Insajderi.com