Mposhtet Napoli – Arsenal e Roma marrin pikët maksimale

Mposhtet Napoli – Arsenal e Roma marrin pikët maksimale

Kanë përfunduar ndeshjet e para të natës së sotme në Europa Ligë, të cilat filluan nga ora 18:55, njofton Insajderi.

Befasia e natës së sotme është humbja e ekipit të Napoli me rezultat minimal ndaj ekipit të AZ Alkmar.

Ekipi nga Premier Liga, Arsenal, ka mposhtur Rapid Vienna me rezultat 2 me 1, gjithashtu edhe ekipi nga Serie A, Roma, ka mposhtur ekipin e Young Boys, me golin e Marash Kumbulla.

Rezultatet e tjera janë këto:

– Bayer Leverkuse 6 – 2 Nice

– CSKA Sofia 0 – 2 CFR Cluj

– Dundalk 1 – 2 Molde

– H.Ber Sheva 3 – 1 Slavia Prague

– Lech Poznan 2 – 4 Benfica

– PAOK 1 – 1 Omonia

– PSV 1 – 2 Granada

– Rijeka 0 – 1 Real Sociedad

– ST. Liege 0 – 2 Rangers./Insajderi.com.