Garbine Muguruza e vazhdoi ecurinë e saj të mirë duke e arritur finalen e Australian Open, pas fitores në dy sete kundër rumunes Simona Halep. Ajo kësisoj në finale do të takohet me amerikanen Sofia Kenin.
Spanjollja 26-vjeçare e mposhti tenisten numër katër në ranglistën botërore në një gjysmëfinale interesante, ku i fitoi dy setet 7-6 (10-8) 7-5.
Dy-herë kampionia e Grand Slams nuk e la kundërshtaren ta shënojë pikën për ta fituar setin katër herë në setin e parë dhe dy herë ishte duke pësuar humbje në setin e dytë.
Down set point? What of it 💁♀️
🎥 @Channel9 | @espn @Simona_Halep | #AO2020 | #AusOpen pic.twitter.com/SQMLlC9juG
— #AusOpen (@AustralianOpen) January 30, 2020
Megjithatë, ajo në fund arriti t’i fitojë të dyja këto sete dhe tani e pret përballja në finalen e së shtunës me amerikanen Sofia Kenin.
Kjo është hera e parë që Muguruza do të marrë pjesë në një finale të Grand Slams që kur e fitoi titullin e Wimbledonit në vitin 2017.
Në meçin tjetër gjysmëfinal, amerikania Sofia Kenin e mundi 7-6(6) 7-5 në sete australianen që është numri 1 në botë, Ashleigh Barty.
Clutch Kenin@SofiaKenin collects a 7-6(6) 7-5 win over world No. 1 Barty to reach her first Grand Slam final and become the youngest Melbourne finalist since 2008.#AO2020 | #AusOpen pic.twitter.com/vPxrtFzgZU
— #AusOpen (@AustralianOpen) January 30, 2020