Muhamed Thaçi, trajneri i vitit në Gjeorgji

Muhamed Thaçi, trajneri i vitit në Gjeorgji

Trajneri shqiptar i basketbollit, Muhamed Thaçi, është shpallur trajneri i vitit në Gjeorgji, në edicionin që sapo përfundoi, transmeton Insajderi.

“Muja” kishte një edicion mjaft të suksesshëm me Dinamo Tbilisi, duke u renditur në vendin e tretë në “Play-off”.

Fillimisht u pozicionua në vendin e shtatë në garat e rregullta dhe më pas arriti të kualifikohet në gjysmëfinale, ku në fund përfundoi në vendin e tetë.

Kjo bëri që trajneri kosovar të marrë shumë vlerësime dhe të shpallet trajneri i vitit në Gjeorgji.

40-vjeçari ka qenë përzgjedhësi i Kosovës U16, gjithashtu edhe besketbollist i Prishtinës, Mabetexit, Pejës, Bashkimit, Dritës dhe Trepçës./insajderi.com