Thomas Muller ishte shumë i lumtur për kalimin e skuadrës së tij në finalen e Kupës së Botës për Klube. Sulmuesi bavarez tha për “Sport 1” se objektivi minimal u arrit, edhe pse ai kryesor është fitimi i trofeut në Katarin e largët, njofton Insajderi.
“Mund të jemi të kënaqur që kemi shkuar në finale. Jemi vetëm në gjysmën e rrugës dhe të enjten duhet ta çojmë deri në fund objektivin tonë, – tha Muller që vazhdon më tej duke analizuar ndeshjes. – E dinim që nuk do të ishte e lehtë përballë një skuadre si Al Ahli e cila ka lojtarë të shpejtë dhe të rrezikshëm. Ishim konkretë në lojën tonë dhe shënuam në kohën e duhur. Cinizmi është arma e duhur në të tilla gjysmëfinale”, ishin fjalët e sulmuesit gjerman te gjigandit bavarez. /Insajderi.com