Muller mposht Coronavirusin, i gatshëm për Bayern Munchen

Muller mposht Coronavirusin, i gatshëm për Bayern Munchen

Thomas Muller mposht zyrtarisht Coronavirusin dhe rikthehet të stërvitet me skuadrën e Bayern Munchen, njofton Insajderi.

Sulmuesi gjerman është rikthyer në qendrën stërvitore për tu stërvitur dhe për të qenë në formë për sfidën e së shtunës ku bavarezët do të sfidojnë Koln-in në “Allianz Arena”, në kuadër të kampionatit gjerman.

Një lajm i mirë ky për kampionët gjermanë por një lajm jo fort i mirë ky për Lazion e cila pritet të sfidohen për ndeshjen e dytë të fazës së 1/8 të Champions League ku takimi i parë përfundoi me fitoren e thellë 1:4 të skuadrës së Flick në stadiumin “Olimpico” të Romës. /Insajderi.com