Mungesa e pasaportës italiane ia pamundëson Suarezit transferimin tek Juventuesi

Mungesa e pasaportës italiane ia pamundëson Suarezit transferimin tek Juventuesi

Sulmuesi i Barcelonës, Luis Suarez është përfolur se është shumë afër transferimit në Juventues.

Urugaiani nuk është në listën e të preferuarve të trajnerit holandez të Barcelonës, Ronald Koeman, ndersa Juventuesi me ngulm po kërkon një sulmues.

Por, mungesa e pasaportës italiane do t’ja pamundësojë transferin e Suarezit tek kampioni i Serie A.

Gianluca di Marzio nga Sky Sport raporton se nevojitet 1 muaj e gjysmë për pajisjen e tij me pasaportë italiane, andaj nuk mund ta regjistrojnë me kohë në listën e Ligës së Kampionëve.

Për këtë tani vëmendja e Juventuesit është tek Edin Dzeko, i cili ka disa vite që luan tek Roma. /Insajderi.com