Mungesa e shkollës është më e dëmshme për fëmijët se sa virusi

Mungesa e shkollës është më e dëmshme për fëmijët se sa virusi

Fëmijët ka më shumë gjasa të dëmtohën duke mos u kthyer në shkolla gjatë muajit tjetër se sa nëse infektohen me Covid-19, ka thënë profesori Chris Whitty.

Ai ka shtuar se “gjasat që fëmijët të vdesin nga Covid-19 janë të vogla për fëmijët, mirëpo mungesa e leksioneve mund të i dëmtojë ata në mënyrë afatgjatë”, raporton BBC, shkruan Insajderi.

Miliona nxënës në Angli, Wales dhe Irlandën Veriore janë gati të kthehen në shkollë pas disa javësh.

Witty tha se Covid-19 do të jetë një sfidë për së paku 9 muaj.

Ai nuk mendon që vaksiona do të jetë gati në vitin 2020 mirëpo ka shansa të jetë e përdorshme në dimrin e ardhshëm në 2021-22.

“Ka fakte shumë të qarta nga Mbretëria e Bashkuar dhe bota, që fëmijët nuk kanë pasoja të rënda të virusit dhe nuk kanë nevojë të hospitalizohen”, tha ai.

Profesor Whitty e përdori këtë intervistë për të nënvizuar dëshmitë sipas të cilave, fëmijët ka më shumë gjasa për të pasur probleme mentale dhe fizike nëse nuk vijonë shkollat.

Ai e përmendi edhe fakti që shumica e fëmijëve që kanë vdekur nga virusi kishin probleme të tjera shëndetësore./Insajderi.com