Mungon në kombëtare, Xhaka i dërgon mesazh thumbues De Biasit

Mungon në kombëtare, Xhaka i dërgon mesazh thumbues De Biasit

Nuk mund të mungonte një reagim i mesfushorit Taulant Xhaka për mos grumbullimin në ekipin kombëtar nga trajneri Gianni De Biasi për dy sfidat, atë ndaj Luksemburgut në 4 qershor dhe ndaj Izraelit në 11.

Nëpërmjet një postimi në “Facebook” mesfushori ka “thumbuar” italianin duke nxjerr në pah dashurinë e tij për kombëtaren pavarësisht se nuk është pjesë e saj.

Postimi i Xhakës në Facebook:

“…Vijnë dhe ikin, por unë gjithmonë kuqezi. Me fitore.”

( … nënkuptojnë trajnerët nën drejtimin e Kombëtares)

Xhaka