Munishi: E kemi ditur se do të jetë vështirë ndaj Arbërisë

Munishi: E kemi ditur se do të jetë vështirë ndaj Arbërisë

Ballkani ka arritur të shënoi fitore përball Arbërisë, në ndeshjen e  zhvilluar në Obiliq, në stadiumin “Agron Rama”, ndërsa pas takimit, në një prononcim për mediat, tekniku i Ballkanit, është ndarë i kënaqur më tre pikët e arkëtuara nga kjo transfertë e vështirë, njofton Insajderi.

Pas takimit, Munishi për mikrofonat e “Art Sport 1”, tha “e kemi ditur që do të jetë ndeshje e vështirë, rezultatet e Arbërisë nuk kanë qenë të rastësishme. Ndeshjes iu kemi qasur me 120% angazhim, dhe jam i kënaqur me çdo lojtarë, sikur ata që filluan lojën nga minuat e parë, sikurse ata që u inkuadruan në lojë në pjesën  dytë”.

Më tej, Munishi foli edhe për Mevlan Zekën, “krahas fitores jam i kënaqur që edhe Mevlan Zeka po rikthehet në formën e duhur dhe po tregon që është një futbollist cilësor. Ne kemi nevojë për çdo futbollistë që kemi, sepse kemi një orar të ngjeshur të ndeshjeve në gjirot e ardhshme, dhe na duhet freski në çdo pozicion”, përfundoi fjalën e tij Munishi pas takimit.

Në gjiron e ardhshme, Ballkani e luan derbin me kampionin aktual, Dritën, në Suharekë. /Insajderi.com