Munishi e lavdëron Feronikelin, por e mbron Prishtinën

Munishi e lavdëron Feronikelin, por e mbron Prishtinën

Trajneri i njohur kosovar, Ismet Munishi e ka analizuar ndeshjen ‘finale’ të Superligës së Kosovës në futboll.

Feronikeli dhe FC Prishtina zhvilluan ndeshjen në fjalë në “Rexhep Rexhepi”.

Ndeshjen vendimtare e fitoi Feronikeli me rezultat 1:0. Ndërkaq, Munishi thotë se Feronikeli zhvilloi paraqitjen më të mirë të edicionit.

“Feronikeli zhvilloi paraqitjen më të mirë të këtij edicioni, skuadra luajti me shumë agresivitet”, tha Munishi në ‘Dueli Sportiv’.

Gjithashtu, Munishi thotë se akuzat e tifozëve ndaj FC Prishtinës janë të pabaza.

“Ndeshjen e futbollit e fiton vetëm një skuadër, andaj duhet të lavdërohet Feronikeli për lojën, por akuzat ndaj futbollistëve të FC Prishtinës janë të panevojshme”, shtoi Munishi.