Munishi: Ky futbollist i Ballkanit i ka predispozitat për luajtur në Premier Ligë

Munishi: Ky futbollist i Ballkanit i ka predispozitat për luajtur në Premier Ligë

Trajneri i Ballkanit, Ismet Munishi është shprehur shumë i kënaqur me paraqitjen e futbollistëve të Superligës në ndeshjen miqësore të Kosovës kundër Suedisë.

Munishi i ftuar në rolin e analistit në emisionin “ARENA” deklaroi se Topalli ka predispozitat për të bërë karrierë në Premier Ligën Angleze. “Topalli i ka predispozitat me të bëjë karrierë në Premier Ligë. Me përgatitjen e tij fizike dhe shpejtësinë që ka, Topalli mund të luajë në atë kampionat. Edhe Valimir Veliu, Arbër Hoxha bëhet fjalë për futbollistë që mund të kanë karrierë të ndritshme në kampionatet evropiane”, më shumë në Insporti.com.