Munishi: Ky futbollist i IPKO Superligës meriton të luajë nga minuta e parë për Kosovën

Munishi: Ky futbollist i IPKO Superligës meriton të luajë nga minuta e parë për Kosovën

Trajneri i mirënjohur kosovar, Ismet Munishi, vlerëson se portieri i Prishtinës, Visar Bekaj, po tregon formë të jashtëzakonshme, raporton Insporti.com.

Bekaj ka treguar formë të lart në ndeshjet e fundit.

Ai është pjesë edhe e Përfaqësueses së Kosovës.

“Visar Bekaj është lojtari më i mirë i Prishtinës. Meriton që të jetë ndoshta edhe shartues te Kosova. Nëse e krahasojmë Visarin me kolegët e tjerë, ai është pesë shkallë më lartë”, ka thënë Ismet Munishi për emisionin Dueli Sportiv në RTV Dukagjni.

Fjalë të mëdha për Bekajn ka dhënë sot edhe trajneri i Kosovës, Bernard Challandes i cili ka thënë se Bekaj është futbollist me shumë të ardhme. /Insporti.com