Munishi mbron Dakun nga analistët

Munishi mbron Dakun nga analistët

Trajneri i ekipit lider aktualisht në futbollin kosovar, Ismet Munishi, ka mbrojtur sulmuesin  kryesor të ekipit të tij, kundër kritikave të analistëve të futbollit që kanë thënë se golashënuesi më i mirë në Supërligën e Kosovës, nuk e meriton të thirret nga përfaqësuesja e Kosovës, njofton Insajderi.

Në një postim në rrjetin social, tekniku i Ballkanit ka reaguar duke thënë se për çështjen e Dakut duhet të shprehen sportistë dhe specialist që kanë luajtur jashtë Kosovës, dhe jo ata persona që kanë shkuar jashtë vendit vetëm për ekskursion.

“Analizen a mund te luaj lojtari nga kampionati Kosoves ne Reprezentacion mund ta bejne vetem ata qe kan luajtur edhe ne Kosove edhe ne nivele me te larta jashte Kosoves .

Ata qe kan pervoj nderkombetare mund ta grehin nje paralele mbi kete qeshtje.

Nuk mund ta bejne kete analize laiket e futbollit ose ata qe e kan kaluar kufirin vetem kur kan shkuar ne ekskurzion”, shkruan Munishi në statusin e tij.

Në anën tjetër, sulmuesi kryesor i liderit tabelar, Ballkanit, Mirlind Daku në gjashtë ndeshje në Superligë ka shënuar 12 gola. /Insajderi.com