Munishi: Mirlind Daku ka oferta nga Belgjika dhe Franca

Munishi: Mirlind Daku ka oferta nga Belgjika dhe Franca

Mirlind Daku ka qenë surpriza e bukur e këtij sezoni në Kosovë. Në 24 paraqitje në fushën e lojës numëron po aq gola të shënuar. Statistika të frikshme këto që nuk kanë kaluar pa u vënë re edhe në arenën europiane, teksa media të ndryshme do i bënin jehonë golave të ish-sulmuesit të Kukësit, njofton Insajderi.

Me këto ritme e ardhmja e futbollistit 23 vjeçar do të jetë padyshim jashtë rajonit tonë. Ofertat nuk mungojnë dhe këtë e zbulon vetë ish-trajneri i Dakut te Ballkani, Ismet Munishi. Në emisionin “Direkt”, tekniku i njohur shqiptar shprehet se në adresë të Mirlind Dakut kanë ardhur oferta nga kampionate elitare si Franca apo edhe Belgjika.

“Mirlind Daku ka oferta nga Belgjika dhe Franca. Ky është kampionati i fundit që do ta shohim Dakun në Superligë. Në Superiore janë klubet që po e kërkojnë, është edhe një ekip nga Polonia, por këto dyja m’u dokën shumë atraktive dhe interesante. Mirlindi mund ta vazhdojë karrierën edhe në Osijek, por me një pagë marramendëse dhe kushte tjera”, ka thënë Ismet Munish. /Insajderi.com