Munishi: Nuk e pash ndeshjen mes Prishtinës dhe Llapi, isha në syneti

Munishi: Nuk e pash ndeshjen mes Prishtinës dhe Llapi, isha në syneti

Llapi për herë të parë fitoi Superkupën e Kosovës duke mposhtur Prishtinën me rezultat 3-1 pas vazhdimeve, shkruan Insajderi.com.

Interesimi ishte i madh për të ndjekur këtë ndeshje për shkak edhe të implementimit të sistemit “VAR” për herë të parë në një ndeshje zyrtare në Kosovë.

“Indeksonline” kishte kontaktuar me trajnerin Ismet Munishi për të marrë vlerësimin e tij reth implementimit të VAR-it në Kosovë, por ai kishte theksuar se nuk pati kohë ta shikonte këtë ndeshje.

“Nuk kom mujtë me pa ndeshjen se kam qenë në një syneti”, tha ai.

“Unë kam qenë i thirrur në syneti se nuk e kam ditë që pikërishtë në atë datë do të bie edhe ndeshja, nuk e di çka ka të keqe këtu”.

“Do ta shikojë ndeshjen dhe do ta jap vlerësimin tim në lidhje me këtë gjë”, ka thënë Munishi në një prononcim për Shqip.com.

Skuadra e Llapit fitoi ndeshjen ndaj Prishtinës në kuadër të Superkupës së Kosovës duke i mposhtur kryeqytetasit me rezultat 3-1./Insajderi.com