Munishi pas fitores ndaj Trepçës ’89: Fitoren u’a dedikoj ‘Skifterave’

Munishi pas fitores ndaj Trepçës ’89: Fitoren u’a dedikoj ‘Skifterave’

Trajneri i ekipit të Gjilanit, Ismet Munishi, u shpreh i lumtur pas ndeshjes që skuadra e tij fitoj me ekipin e Trepçës ‘89, ku protagonist me një dygolësh ishte futbollisti shqiptar, Gerhard Progni, njofton Insajderi.

Munishi thuri elozhe për ekipin e tij dhe fitoren ja dedikoj tifozëve të Gjilanit, “skifterave’’, teksa nuk kanë munguar thumbimet e tij për tifogrupin gjilanas në kohën kur ishte kundërshtar me ta.

“Kualiteti i skuadrës nuk përkon me pikët që i kemi dhe me ecurinë. Më ka interesuar që ta hap një seri të re. Kjo ka qenë fitore e futbollistëve. Nuk është se kemi pasur kohë për të punuar, por lojtarët e kanë treguar dëshirën e flaktë për fitore. Fitoren ua dedikoj ‘Skifterave’. Të gjitha ekipet tjera do ta kenë problem kundër ekipit tonë”, u shpreh tekniku 47 vjeçar pas ndeshjes. /Insajderi.com