Ismet Munishi e ka shëndrruar veten në një njeri shumë të përfolur, pas asaj që ndodhi në ndeshjen e fundjavës mes Vëllaznimit dhe Dritës, në kuadër të Kupës.
Skuadra e 44-vjeçarit siguroi kualifikimin në gjysmë-finale të kompeticionit, falë triumfit 1-0 kundër gjilanasve, të cilët patën rast të barazonin rezultatin krejt në fund të takimit, por Kyrian Nwabueze u tregua i pasaktë nga afërsia, derisa përpjekjen e tij e priti portieri i Vëllaznimit, Altik Muhaxheri, transmeton Insporti.
Ishte një përballje ku ndodhën shumë gjëra për t’u diskutuar, një ndër to ishte edhe përjashtimi i Munishit.
Pas protestave të vazhdueshme të tij në drejtim të gjyqtarit, ky i fundit nuk pati zgjidhje tjetër pos ta përjashtonte.
I kontaktuar nga Redaksia e Insportit dhe i pyetur nëse i frikësohet ndonjë pezullimi eventual nga Komisioni Diciplinor i FFK-së për këtë shprehje, Munishi ka dhënë këtë përgjigje interesante.