Ismet Munishi e ka pësuar keq nga Komisioni Disiplinor i Garave, derisa është dënuar me katër ndeshje pezullim për shkak të “ofendime dhe provokime ndaj lojtarit kundërshtar”, siç raporton KD.
Kryetrajneri i Ballkanit u dënua pas incidentit që pati me futbollistin e Gjilanit, Muhamed Useini, në kuadër të javës së 16 të Superligës, derisa u përjashtua nga loja nga gjyqtari Genc Nuza. Më shumë në Insport.