Sot ekipi Gjilanit, emëroj në krye të ekipit të saj trajnerin e njohur kosovar, Ismet Munishi, duke i ofruar atij një kontratë dy vjeçare, njofton Insajderi.
Menjëherë pas zgjedhjes së tij si trajner, me anë të një statusi ne “Facebook”, Munishi ka zyrtarizuar marrëveshjen me presidentin e ekipit Florim Zuka, si dhe i ka kërkuar falje tifogrupit “Skifterat” për deklaratat e tij të mëparshme duke i cilësuar si “deklarata të kahëmotsheme rivalësh”.
Ky është postimi i tij i plotë”
Sot arrita marrvedhjen e bashkëpunimit me klubin Sc Gjilani dhe Presidentin Florim Zuka per 1 vit e gjysem.
Urime Skiftera dhe me vjen keq per deklaratat e mija te kahemotshme sa kemi qene rival, shpresoj te me kuptoni… Se bashku me nder dhe krenari do ti synojmë majat.
Faleminderit miqeve shokve dhe dashamirve per urimet.
Forca Sc Gjilani
Forca Skifter
/Insajderi.com