Murati: Është ekzekutuar pagesa e parë ku përfitojnë familjet që kanë humbur familjarin nga COVID-19

Murati: Është ekzekutuar pagesa e parë ku përfitojnë familjet që kanë humbur familjarin nga COVID-19

Ministri i Financave, Hekuran Murati, ka njoftuar se të martën është ekzekutuar pagesa e parë e Masës 3.1 për familjet që kanë humbur familjarin nga COVID-19, përcjell Insajderi.com.

Përmes një postimi, Murati tha se përfitues të kësaj pagese ishin rreth 500 familje, teksa shtoi se Komisioni është duke shqyrtuar aplikacionet dhe do të procedohen edhe grupet tjera.

“Sot është ekzekutuar pagesa për grupin e parë të Masës 3.1 për familjet që kanë humbur familjarin nga COVID-19, për rreth 500 familje përfituese. Komisioni është duke shqyrtuar në vazhdimësi aplikacionet, dhe shumë shpejt do të procesohen edhe grupet tjera”, shkroi ndër tjerash ai.

Tutje, Murati bëri të ditur se disa aplikues që kanë pasur dokumentacion të pakompletuar, janë ftuar që përmes emailit që të dorëzojnë edhe dokumentet që mungojnë.

“Ndërkohë, disa aplikues që kanë pasur dokumentacion të pakompletuar, janë ftuar përmes emailit që të dorëzojnë edhe dokumentet që mungojnë, dhe sapo të pranohen nga komisioni, do të shqyrtohen edhe ato aplikacione”, përfundoi ai./Insajderi.com