Murati: Kemi nënshkruar kredi në Bankën Zhvillimore të Këshillit të Evropës

Murati: Kemi nënshkruar kredi në Bankën Zhvillimore të Këshillit të Evropës

Ministri i Financave, Punës dhe Transfereve, Hekuran Murati, ka njoftuar se ka nënshkruar kredi shtesë në Bankën Zhvillimore të Këshillit të Evropës.

Vlera e kredisë është 25 milionë euro, njofton Insajderi.

“Që do të mbulojë shpenzimet e luftës ndaj pandemisë”, ka shkruar Murati në Facebook.

Por, Murati tha se lajm më i mirë është pranimi i 100 mijë vaksinave Pfizer.

Programi COVAX, të enjten Kosovës i dhuroi edhe një kontingjent tjetër vaksinash.

Deri më tash, vendi ynë ka pranuar sasi prej 177 doza vaksinash anti-COVID, të gjitha donacione. /Insajderi.com