Murati: Kosova nuk do të ketë krizë buxhetore

Murati: Kosova nuk do të ketë krizë buxhetore

Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Hekuran Murati, ka thënë se Kosova nuk do të ketë krizë buxhetore.

Murati përmes një shkrimi të bërë në Facebook ka thënë se, Kuvendi tashmë është konstituuar dhe krejt çka duhet është formimi i komisioneve parlamentare që të sigurohet funksionimi i plotë i institucionit, transmeton Telegrafi.

Ky reagim i Muratit vjen pas njoftimit të Ministrisë së Financave, se pas datës 31 mars asnjë organizatë buxhetore nuk mund të autorizojë asnjë shpenzim ose pagesë derisa të miratohet Ligji i ri për Ndarjet Buxhetore.

Sipas MF-së, me datën 31 tetor 2019 është dorëzuar në Qeveri propozimi i buxhetit për këtë vit, duke thënë se ky propozim mund të trajtohet dhe procedohet nga Qeveria e re tek Kuvendi i konstituuar.