Ministri i Financave, Punës dhe Transfereve, Hekuran Murati, ka njoftuar se të hënën janë ekzekutuar pagesat e shtesave për fëmijë.
Siç ka bërë të ditur ai, pagesat janë bërë për 16 mijë e një pranuese, ndërsa 831 aplikuese kanë pasur të dhëna të pasakta.
“Andaj përmes eKosova do të njoftohen që të përmirësojnë të dhënat, dhe muajin vijues do t’i pranojnë shtesat edhe për muajin shtator, retroaktivisht, pasi të kenë përmirësuar të dhënat e nevojshme”, ka shkruar Murati në profilin e tij në Facebook.
Sipas vendimit të Qeverisë, shtesat për fëmijët 0-24 muaj janë në vlerë 20 euro në muaj, derisa mbi 24 muaj deri në moshën 16-vjeçare janë në vlerë prej 10 euro në muaj./Insajderi.com