Muriq: Tifozët çekë na kanë ofenduar në baza racore

Muriq: Tifozët çekë na kanë ofenduar në baza racore

Kosova nuk ka arritur ta ruaj epërsinë ndaj Çekisë duke pësuar me rezultatin 2:1.

Të parët në epërsi kaluan tanët me golin e realizuar nga Atdhe Nuhiu në minutën e 50-të.

Por më pas ky rezultat nuk arriti të mbahej me, çekët që shënuan dy herë.

Ishte futbollisti Alex Kral me golat në minutat (71’) dhe (79’) që ia solli fitoren kombëtares së tij.

Pas ndeshjes, ka folur portieri i Kosovës, Arijanit Muriq, i cili e komentoi ndeshjen kështu.

“Sonte ishin shumë të mirë, kanë bërë presion, nuk kemi mundur ti bëjmë ballë, e kishin vetëbesimin, nuk e pash topin tek goli pare, lojtarët u munduan ta mbulojnë topin por që nuk arritën dhe kështu hyri gol, tifozët na kanë fyer gjatë ndeshjes”, ishin fjalët e Muriq.

Ndeshjen e fundit, Kosova e luan të dielën ndaj Anglisë në stadiumin “Fadil Vokrri”.

Kështu Çekia siguron një vend për në Evropian, derisa Kosova kalimin tutje do ta kërkoj në Play Off. /Insporti.com