Me gjasa të mëdha e ardhmja e Kosovarit, Vedat Muriq, do të jetë në Serie A, tek klubi romak, Lazio.
Por ende mungon finalizimi i marrëveshjes në mes ekipit klub, Fenerbahces dhe skuadrës italiane, Lazio.
Lazio ka ofruar 16 milionë euro dhe plus dy milionë tjera bonus, ndërsa gjiganti turk kërkon hiq më pak se 20 milionë euro.
Por, Sky Sports ka raportuar gjatë ditës së sotme se ka përparime në negociata mes dy klubeve.
Marrëveshja për transferimin e Muriqit në Serie A mes dy klubeve raportohet se do të arrihet gjatë kësaj jave. /Insajderi.com