Muriqi: E dua kalimin te Lazio

Muriqi: E dua kalimin te Lazio

Vedat Muriqi është lodhur nga zgjatja e tepërt e negociatave në mes klubit të Lazios dhe Fenerbahce dhe ka thënë që dëshiron që sa më shpejt të përfundojë e gjithë kjo dhe të largohet miqësisht nga ekipi turk.

“‘Dua të shkoj te Lazio, por bisedimet po bëhen të lodhshme. Kjo i shkon për mirë Fenerbahçes, skuadër me të cilën jam i lidhur fort”, u shpreh Muriqi, transmeton Insajderi.

“Nuk dua të largohem me polemika, nëse largohem dua të largohem me një përqafim”, shtoi ai.

Dy klubet po i diskutojnë detajet e fundit të operacionit.

Për Muriqin në garë së fundmi është futur edhe Fiorentina, por klubi turk dhe vetë futbollisti duan mbylljen e akordit me Lazion/Insajderi.com.