
Vedat Muriqi shënoi, asistoi dhe pati paraqitje shumë të mirë në fitoren e Kosovës ndaj Maltës. Ai është shprehur i kënaqur me paraqitjen e Përfaqësueses sonë. “Jam i kënaqur me atë që treguam sonte. Rëndësi ka vetëm paraqitja dhe suksesi ekipor, këtë e arritëm sonte. Ishte një fitore e rëndësishme, luajtëm pa gabime dhe shënuam fitore bindëse”, ka thënë Muriqi për Super Sport Kosova.
“Nuk ka përfunduar asgjë, sepse na pret një ndeshje e vështirë me Azerbajxhanin, por shpresoj të fitojmë edhe ndaj tyre. I falënderoj shumë edhe të gjithë ata që kishin ardhur nga e gjithë bota për të na përkrahur dhe disi ndiheshim si në Mitrovicë”, ka shtuar Muriqi, duke theksuar se nuk i përket atij të flasë për paraqitjen personale.