Muriqi në pikëpyetje për ndeshjet e nëntorit për Kosovën

Muriqi në pikëpyetje për ndeshjet e nëntorit për Kosovën

Kosova rrezikon të mos ketë sërish në dispozicion sulmuesin kryesor Vedat Muriqin, njofton Insajderi.

Mediat italiane raportojnë se autoritetet lokale të  qyteteve të Firences, Romës, Milanos, Genoas dhe Emilia-Romanjas nuk i kanë lejuar lojtarët e huaj të klubeve Fiorentina,Genoa, Sassuolo, Roma dhe Inter që t’u bashkohen ekipeve kombëtare për të luajtur gjatë ndeshjeve të kësaj jave.

Meqenëse Muriqi është pjesë e Lazio-s, ai ka shumë mundësi që të mos luajë këtë muaj me përfaqësuesen “dardane”.

Nga Shqipëria, janë të konfirmuar se do të mungojnë Thomas Strakosha dhe Marash Kumbulla, kurse te Kosova janë konfirmuar mungesat e Milot Rashicës dhe Leart Paqaradës. /Insajderi.com