“Muriqi shënon dhe asiston – Rrahmani besnik dhe modern”

“Muriqi shënon dhe asiston – Rrahmani besnik dhe modern”

Përzgjedhësi i përfaqësuese së Kosovës në futboll, Bernard Challandes, ka komentuar për dy transferimet e fundit të lojtarëve nga përfaqësuesja e tij, në Serie A.

Në një intervistë për “Radio Kiss Kiss Napoli”, Challandes, ka folur për sulmuesin Vedat Ademi dhe mbrojtësin, Amir Rrahmani.

“Muriqi, ka karakteristikat e qendër sulmuesit. Shënon shumë gola dhe jep asiste, di ta bëjë skuadrën të luajnë në mënyrën e duhur në fazën sulmuese. Te Lazio ka shumë konkurrencë, por ai do të dijë t’i fitojë hapësirat”, tha Challandes, transmeton Insajderi.

Challandes, ka folur edhe për kapitenin e tij, Amir Rrahmani, i cili ka kaluar tek ekipi I Napolit.

“Është një futbollist shumë i mirë, një mbrojtës modern. i pastër dhe besnik, i zoti me kokë dhe në mbulimin një për një. Di ta t’i ndërtojë aksionet nga poshtë. Mendoj se qoftë me Koulibaly qoftë me Manolas do të formojë një dyshe mbrojtëse të një niveli të lartë”, përfundoi Challandes./Insajderi.com.