Vetëm një ditë pas reagimit të tij dhe vetëm dy ditë nga ndeshja që Kosova e humbi ndaj Maqedonisë, Vedat Muriqi, e ka demantuar veten e tij, duke u paraqitur për klubin " />

Muriqi tha se për Kosovën nuk isha gati, por starton për Lazion

Muriqi tha se për Kosovën nuk isha gati, por starton për Lazion

Vetëm një ditë pas reagimit të tij dhe vetëm dy ditë nga ndeshja që Kosova e humbi ndaj Maqedonisë, Vedat Muriqi, e ka demantuar veten e tij, duke u paraqitur për klubin e Lazios, njofton Insajderi.

Ekipi i Lazios, ka zhvilluar një takim kontrollues sot në kampin stërvitor në Formello, të cilën skuadra e parë e fitoi me shifrat 3:0.

Muriqi ka luajtur në sulm së bashku me Caicedon.

Sipas Corriere dello Sport, Muriqi bëri një paraqitje pozitive.

“Gol nga Caicedo, Muriqi ok. Që të dy luajtën në fazën e sulmit”, shkruan mes tjerash medium italian./Insajderi.com.