Musa Hajdari nis përgatitjet në Fshatin Olimpik

Musa Hajdari nis përgatitjet në Fshatin Olimpik

Atleti nga Kosova, Musa Hajdari tash e dy ditë ka nisur përgatitjet në Tokyo të Japonisë, shkruan Insajderi.

Hajdari do të nis garat e “Tokyo 2020” më 31 korrik, ku do të garojë në disiplinën 800 metra.

Këto përgatitje po i zhvillon së bashku me trajneri e tij, Zijadin Kryeziu dhe me anëtarin e Bordit Ekzekutiv të KOK-ut, Halil Sylemani, i cili njëherit është edhe kryetar i Federatës së Atletikës së Kosovës.

Gjatë së martes, Hajdari është stërvitur së bashku me atletin boshnjak, Amel Tuka.

Kjo do të jetë eksperienca e tij e dytë në Lojërat Olimpike, pasi të parën e kishte pasur në ato të “Rio 2016”.

Në Olimpiadën e kaluar nuk kishte arritur sukses të madh pasi ishte skualifikuar qysh në raundin e parë.

Derisa më parë ka marrë pjesë në gara tjera si: Kampionati Botëror i atletikës ( Doha 2019 dhe Pekin 2015), Kampionati Evropian (Berlin 2018) dhe Kampionati Botëror në ambiente të mbyllura (Birmingham 2018)./Insajderi.com